Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali ka reaguar menjëherë në pas deklaratës së presidentit Ilir Meta.
Me anë të një postimi në “Twitter”, Spiropali ironizon deklaratën e presidentit kur thotë se për shtyrjen e zgjedhjeve gjeti konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar.
“E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar! Këtë e thote Presidenti i Shqiperisë, jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin“, shkruan Spiropali.
g.kosovari