Olivia Culpo nuk është vetëm një supermodele dhe ish-Miss Universe por është renditur edhe si gruaja më ‘e nxehtë’ e vitit.
Brunja seksi zbuloi të hënën se ishte renditu në vendin e parë në listën vjetor të Maxim Hot 100.
“Gjithmonë e kam parë Maxim Hot 100 me admirim,”-shkroi ajo në përshkrimin e fotos së coverit të revistës. “Ka pasur kaq shumë gra të mençura dhe të suksesshme që më kanë frymëzuar mua dhe karrierën time në shumë mënyra, ndaj ky cover është i rëndësishëm për mua. Akoma nuk mund ta besoj.”
Yjet e tjerë që kanë mbajtur këtë post janë Taylor Swift, Miley Cyrus, Olivia Wilde dhe Hailey Baldëin. Fituesja e vitit të kaluar ishte modelja Kate Upton.
g.kosovari