Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë punë në Bruksel, ndërsa është zbardhur edhe axhenda e takimeve të shefit të qeverisë.
Mësohet se në orën 17:00 kryeministri do të ketë një takim me shefen e diplomacisë së Bashkimit Europian, Frederica Mogherini.
Më pas, shefi i ekzekutivit shqiptar do të zhvillojë një takim edhe me Kreun e Këshillit Europian, Donald Tusk si dhe me presidentin e KE, Juncker.
Kjo vizitë pune në Bruksel e kryeministrit Edi Rama vjen në një kohë kur palët politike në Shqipëri janë shumë larg dialogut edhe pse thirrjet për një proces të tillë nuk kanë munguar si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
g.kosovari