• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis ndërtimi i maternitetit të ri në Berat, Manastirliu: Do t’i shërbejë 120 mijë banorëve, do të përfundojë brenda 20 muajsh

by Java News
11/06/2019 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi fillimin e punimeve për ndërtimin e maternitetit të ri, që do t’i shërbejë 120 mijë banorëve të këtij qarku.

“Vijmë në Berat me një premtim të mbajtur të qeverisë, një kërkesë e vazhdueshme e këtij komuniteti, për ndërtimin e maternitetit. Do të jetë një maternitet bashkëkohor brenda korpusit spitalor, me kapacitet 40 shtretër, që pritet të përfundojë brenda 20 muajsh”, tha Manastirliu.

Projekti i ndërtimit të maternitetit të ri të Beratit parashikon rehabilitimin e godinës një katëshe, ku aktualisht ushtron aktivitetin materniteti, si dhe zgjerimin e tij me ndërtimin e një kati shtesë, duke përfshirë reanimacionin dhe të gjitha shërbimet e gjinekologjisë, obsetrikës dhe neonatologjisë, me aparatura mjekësore të teknologjisë së lartë.

Gjatë inspektimit të fillimit të punimeve për maternitetin e ri, Manastirliu tha se fokusi i investimeve është transformimi i spitaleve rajonale, për të ofruar shërbim cilësor afër vendbanimit. Investimi për maternitetin e Beratit vjen pas investimeve për rehabilitimin e Urgjencës moderne, së fundmi me përfundimin e Pediatrisë dhe rehabilitimin e Patologjisë, por edhe investimet e rëndësishme në pajisje mjekësore moderne, që nga ezhe, inkubatorë, defribilatorë, aparatura e endoskopisë, etj.

Në spitalin e Beratit janë punësuar gjatë dy muajve të fundit mjekë specialistë në shërbimet kardiologji, pediatri, endokrinologji, nefrologji, kirurgji, anestezi reanimacion, reumatologji, duke plotësuar kështu mungesat me mjekë specialistë në këtë spital, veçanërisht në shërbimin e kardiologjisë, shërbim i cili gjatë vitit 2018 u plotësua me mjekë me bonus. Manastirliu deklaroi nga Berati se pas ndërtimit të dy materniteteve të reja në Korçë dhe Sarandë, investimet strategjike për rijetësimin e materniteteve do të vijojnë në të gjithë vendin.

“Me fokus te shëndeti i nënës dhe fëmijës, vijojmë transformimin e materniteteve, jo vetëm në Berat, por kemi nisur punën për ndërtimin e maternitetit të Kukësit dhe së shpejti, maternitetit të ri të Lezhës”, tha Manastirliu.

g.kosovari

Next Post
Dialogu me Serbinë/ Haradinaj: Na duhet një marrëveshje kornizë për temat, deri tek njohja reciproke

Dialogu me Serbinë/ Haradinaj: Na duhet një marrëveshje kornizë për temat, deri tek njohja reciproke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

October 2, 2026
Arrestimet/ Rama për WELT: Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit

Arrestimet/ Rama për WELT: Jemi në fazën përfundimtare të pastrimit të vendit

October 2, 2026
Franca përballet me krizën e borxhit, qeveria prezanton buxhetin për 2027

Franca përballet me krizën e borxhit, qeveria prezanton buxhetin për 2027

October 2, 2026
Zjarri në Tërbun s’ka të ndalur, flakët përparojnë dhe rrezikojnë banesat e stacionin e ujit! Operacion nga toka dhe ajri për shuarjen

Zjarri në malin e Manatisë në Lezhë del sërish jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë të përhapen drejt Mirditës

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat në Francë/Dhjetëra të plagosur, mbi 2 mijë të arrestuar, mbyllen qindra shkolla

Përshkallëzohen protestat në Francë/Dhjetëra të plagosur, mbi 2 mijë të arrestuar, mbyllen qindra shkolla

October 2, 2026
Maran para Finlandës: Për të qenë kompetitivë, duhet të japim më shumë se 100%

Maran para Finlandës: Për të qenë kompetitivë, duhet të japim më shumë se 100%

October 2, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë drejt Gjirit Persik, rriten tensionet me Iranin

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë drejt Gjirit Persik, rriten tensionet me Iranin

October 2, 2026
Liqeni i Fierzës drejt kuotave kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

Liqeni i Fierzës drejt kuotave kritike, niveli i ujit zbret në 266.95 metra

October 2, 2026
Analiza e The Guardian: Cila është e vërteta pas bumit të jashtëzakonshëm të ndërtimeve në Shqipëri?

Analiza e The Guardian: Cila është e vërteta pas bumit të jashtëzakonshëm të ndërtimeve në Shqipëri?

October 2, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Të shtënat me armë tek “Ali Demi”, shpallen në kërkim dy persona

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com