Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PD, e cila u mblodh sot pasi presidenti Meta firmosi zhdekretimin e 30 qershorit si data e zgjedhjeve vendore nga Presidenti Meta.
Në mbledhje, Kryesia e PD vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të opozitës në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.
“Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”, sqaron PD.