Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytet, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina e drejtuar nga një turist francez ka përplasur një makinë dhe një motor të parkuar në rrugën e Kavajës, duke lënë të lënduar 4 këmbësorë që po kalonin aty pranë.
Po të njëjtat burime, njoftojnë gjithashtu se turisti francez po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ç’ka ka bërë që të humbasë kontrollin dhe të shkaktojë aksidentin. Të plagosur ka mbetur francezi, një turist holandez dhe një shqiptar, të ciët janë dërguar në spital.
/a.r