Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Bernd Boschardt thotë se deklarata e Presidenti Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet është e fortë, por se cila do të jetë zgjidhja për këtë situatë, dhe a nëse do të ketë zgjedhje më 30 qershor, kryediplomati thote se do të jenë institucionet shqiptare që do të zgjedhin se cila palë ka argumentet më të mira ligjore.
Ai thotë se çfarë po ndodh është çështje e brendshme e Shqipërisë, mes parlamentit, Kushtetutës, dhe më pas Gjykatës Kushtetuese. Ambasadori i OSBE-së u pyet nga gazetarët edhe për protestat e opozitës joparlamentare, ku tha se përgjegjësia për dhunën në tubime bie vetëm mbi organizatorët.
Deklarata e Metës
“Presidenti Meta bëri një deklaratë shumë të fortë. Javën që kaloi edhe kryesia e radhës së OSBE tha në Tiranë se zgjedhjet janë çështje e brendshme e Shqipërisë. Jam besimolotë se institucionet shqiptare do të gjejnë se kush e ka argumentin më të mirë ligjor.
Protestat
Ne kemi thënë shumë qartë që protestat dhe ngritja e zërit është e drejtë demokratike dhe këto përgjegjësi i kalojnë atyre që organizojnë këto protesta. Kanë përgjegjësi për dhunën e organizuar.
Shkarkimi i Presidentit
Kjo është cështje e brendshme në Shqipëri, mes parlamentit, Kushtetutës, dhe më pas Gjykatës Kushtetuese
Ka zgjedhje më 30 qershor?
Institucionet shqiptare duhet të marrin një vendim për këtë. Janë pyetje të vështira dhe me pamje të ndryshme ligjore, dhe do ta shikojmë në vijimësi”.