Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e parashikuar të mbahet në orën 12:00 për të diskutuar mbi vendimin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve është shtyrë me dy orë.
Mbledhja është thirrur nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi në mbështetje të nenit 22 pika 2 e kodit zgjedhor dhe pritet të shqyrtohet dekreti.
Por i pranishëm në mbledhje do të jetë edhe kryetari, Klement Zguri.
Disa orë më parë, PS vendosi të mos njohë dekretin e Ilir Metës dhe për rrjedhojë të nis procedurat për shkarkimin e tij.
Këtë qëndrim me gjasa do të reflektojnë edhe anëtarët e zgjedhur nga PS në KQZ./l.m