• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nikoll Lesi zgjidh fjalorin: Presidentit, Rama t’i rruajë trapin!

by Java News
10/06/2019 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit të PS-së, për nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka reaguar Nikoll Lesi.

Sipas Lesit, Rama i rruan trapin Metës, pasi nuk e shkarkon dot.

Shkrimi i Lesit

Vendimi i sotëm i kryeministrit Rama për të shkarkuar Presidentin Meta, ditën enjte, ka shkaktuar debat dhe sherr të madh në publik. Ky veprim quhet si inatçor dhe kriminal, pasi synon që Rama ti marrë gjithë pushtetet, duke zbatuar idenë e çmendur të kthehet në një mbret.

Por kryeministri Rama nuk e di se ka një kalvar para drejt projektit të tij kundër Presidentit.

“Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij” thuhet në pikën 2 të nenit 90 të ligjit themeltar të shtetit;

Pra si fillim socialistët duhet të zbulojnë se  Presidenti Meta ka kryer një krim të rëndë. Më pas ata duhet të riblejnë një numër deputetësh nga opozita e re që të plotësojnë 93 votat e domosdoshme për të kapur edhe të vetmin institucion që i ka mbetur jashtë qerthullit të tyre. Por edhe nëse i kapërcejnë këto pengesa, prapë historia nuk përfundon këtu sepse një nen tjetër i kushtetutës: “Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra” thuhet në pikën 3 të nenit 90.

Por këtu ka një pengesë tjetër. Gjykata kushtetuese është jashtë funksionit prej muajsh, Anëtarët e mundshëm të saj nuk kanë bërë as vettingun. Dhe procesi zgjat pa fund, pra praktikisht Ilir Meta është i pa shkarkueshëm nga president.

Kryeministri duhet të nisë procedurën e paprecedentë në Shqipëri, atë të shkarkimit të kreut të shtetit duke marrë edhe më shumë damkën e uzurpatorit të cdo pushteti. Ai duhet pastaj të shndërrojë në karagjozë, me tepër se ç’ështe opozitën e re duke e detyruar të votojë me urdhrin e tij për të bërë 93 votat.

Pastaj ai duhet të konstituojë me urgjencë Gjykatën Kushtetuese duke i dhënë dërmën përfundimtare fabulës së reformës në drejtësi, dhe duke dëshmuar se ajo është një levë në duart e pushtetit që përdoret si kamzhik ndaj kundërshtarëve politikë.

Në këtë kuptim shkarkimi i menjëhershëm i Ilir Metës është i pamundur.

Në një farë mënyrë, kryeministri Rama i rruan “trapin” Presidentit! Fjalë e pa vend, por për Edi Ramën ka kuptim çdo fjalë e shqipes.

Një njeri që do të kthehet në mbret dhe mbret i krimit, nuk ka vend në Shqipëri, sepse njerëzit duan paqe, mirëkuptim dhe zgjidhje të krizës politike duke ulur palët e jo duke kërcënuar se do shkojë i vetëm në zgjedhje.

Edi Rama ka marrë deri tani pushtetin parlamentar, pushtetin ekzekutiv, mori prokurorinë, por merr gjykatat, po merr krejt bashkitë, blerë mediat, ka blerë oligarkët, ka krimin në bashkëpunim elektoral.

I ka marrë të gjitha! Por dhe do ti humb të gjitha siç po turret.

Tani do edhe karrigen e presidentit. Këtu do has në përballje, pasi Kreu i Shtetit, është i mbrojtur nga Kushtetuta dhe kushtetutbërësit e kanë parashikuar ndonjë të çmendur në ekzekutiv.

Praktikisht nuk e shkarkon dot. Ndaj më mirë të ulet në dialog me opozitën dhe të gjejnë zgjidhje dhe jo luftë.

Njerëzit janë të lodhur, ata duan drejtësi, duan zgjedhje garuese nga të gjitha palët, duan mirëqënie dhe nuk duan LUFTE.

Edi Rama dhe PS-ja kanë vetëm një udhë mënçurie dhe shtetbërje: Të ulen dhe të bashkëbisedojnë me opozitën për të kaluar këtë çarje të thellë e cila mund të sjellë luftë vëllavrasëse.

Edi Rama ka shansin e fundit të jetës së tij: të qetësohet e të qartësohet se nuk mundet ta çojë popullin në luftë.

Next Post
Anulimi i 30 qershorit/ Konstitucionalistja: Pavlefshmëria e dekretit të Metës vendoset vetëm me vendim gjykate

Anulimi i 30 qershorit/ Konstitucionalistja: Pavlefshmëria e dekretit të Metës vendoset vetëm me vendim gjykate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“As mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, emigranti i shkruan Ramës: E di që ju nuk po shisni asgjë!

“As mos e çoni ndërmend dorëheqjen”, emigranti i shkruan Ramës: E di që ju nuk po shisni asgjë!

June 25, 2026
Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

June 25, 2026
Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

Bind Meksika, mund çekët 3-0 dhe i dërgon në shtëpi

June 25, 2026
Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

Brazili fiton me “tris” dhe kualifikohet si kryesues, Maroku ia del me përmbysje

June 25, 2026
Tronditet Venezuela. Dy tërmete ‘shkatërrojnë’ kryeqytetin, dyshohet për mijëra viktima

Tronditet Venezuela. Dy tërmete ‘shkatërrojnë’ kryeqytetin, dyshohet për mijëra viktima

June 25, 2026
Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

“Protestat u nxitën fillimisht nga Greqia”, Ali Ahmeti: Armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri në Shqipëri

June 25, 2026
“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In