Pak ditë më para Holanda kërkoi që të pengohet lëvizja e lirë për shqiptarëve me arsyetimin se ishin shqiptarët që rritën kriminalitetin në vendin e tyre. Prej ditësh tek shqiptarët është rritur frika se mund të pengohet lëvizja e lirë dhe të rikthehet regjimi i vizave brenda zonës Shengen. Kësaj dileme i është përgjigjur zëdhënësja e KE-së Natasha Bertaud theksoi se do të njoftohet Këshilli dhe Parlamenti, për kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë dhe nëse kërkesa do të miratohet nga këto dy organe të Bashkimit Europian, atëherë do të pengohet lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë.
‘’Në varësi të situatës do të shihet dhe sa do të zgjasë procedura, kjo është një kërkesë që bëhet për herë të parë. Hapi ynë i radhës është të njoftojmë Këshillin dhe Parlamentin. Në rast se kjo kërkesë do të miratohet, atëherë do të pengohet lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë. Ne do të kryejmë një proces të plotë analizimi të rrethanave dhe më pas gjetjet do ia dërgojmë Parlamentit”, është shprehur zëdhënësja e KE sot gjatë konferencës për median.