• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për çfarë do të lobojë Lulzim Basha në Gjermani?!

by Alfred Peza
03/06/2019 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Pasi udhëhoqi protestën e dhunshme të 2 Qershorit, Kryetari i PD ka flutuar drejt Berlinit. Gjëja e parë që i është thënë zyrtarisht gazetarëve që kanë pyetur në SHQUP, është se Lulzim Basha ka shkuar që të lobojë, për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE! “O tempora! O mores!” Vetëm kjo shprehje e përdorur nga Ciceroni në “Oratio in Catilinam Prima in Senatu Habita” kundër Verres (kapitulli 55), mund ti shkonte si diçiturë një sjellje të tillë. Që do të thotë: “Kohë të mjera, njerëz të mjerë!”

Pyetja e parë që të vjen ndërmend kur mëson se shefi i opozitës jashtparlamentare të vendit tënd, pasi nuk futet në zgjedhjet e përgjithshme lokale të 30 Qershorit dhe në vend të asaj që duhej të ishte mitingu i hapjes së fushatës, ai organizon një protestë me bomba “Molotov” kundër institucioneve kushtetutese, është: Për çfarë do të lobojë në të vërtetë Lulzim Basha në Gjermani?

Për çfarë mund të lobojë dikush që udhehqësh një grupim partish politike që për herë të parë në historinë e demokracive funksionale të botës së qytetëruar, djeg mandatet Parlamentare, që populli i ka besuar me votë në 2017?

Për çfarë mund të lobojë dikush që e dashkërka kaq shumë Shqipërinë, kur Europa dhe SHBA i thonë se është duke vepuar gabim. Se jeta politike në demokraci bëhet në institucione. E ai as që i dëgjon, por vazhdon dhe e nxjerr opozitën që drejton jashtë Parlamentit. Jashtë Institucioneve. Jashtë sistemit!

Për çfarë mund të lobojë një lider politik në Gjermani, kur ministri për Europën i qeverisë së Kancelares Merkel, i ka thënë se “opozita nuk është aspak e interesuar që Shqipëria të anëtarësohet në BE dhe se po ndjek një politikë penguese të papërgjegjshme në kurriz të popullit dhe Shqipërisë. Kjo nuk është e pranueshme!”

Për çfarë mund të lobojë Lulzim Basha në Gjermani, kur po ky mininistër e thotë hapur se “jemi shumë të shqetësuar për përgjegjësinë e opozitës ndaj dhunës. Presim që opozita shqiptare të reagojë drejt në përgjegjësinë e saj për demokraci. Nuk është aspak e qartë sesi ajo mund të shpallë një bojkot parlamentar. Se si i bojkoton zgjedhjet lokale. Parlamenti është pikërisht vendi ku duhen bërë debate kritike. Nuk mund ti ikësh kësaj përgjegjësie”.

Për çfarë mund të lobojë shefi i një opozite në rrugë, kur Zv. Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ia ka thënë që më 9 prill në Tiranë se “bojkotimi i zgjedhjeve apo djegia e mandateve janë thelbësisht në kundërshtim me praktikat demokratike. Prandaj do të nxisja partitë e opozitës që të kërkojnë mënyra për t’u riangazhuar në procesin politik, dhe mendoj se zgjedhjet lokale të qershorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë. Nëse ka një mundësi për dialog me qeverinë mbi reformat zgjedhore, mendoj se ata duhet ta ndjekin këtë mundësi”.

Për çfarë do të lobojë basha në Gjermani, kur Komisioneri Hahn rekomandoi çeljen e negociatave pa kushte. “Shqipëria ka vazhduar të ketë progres dhe e ka treguar vendosmërinë e saj për të avancuar në agjendën e BE. Ka çuar përpara reformat, e ka veçanërisht një transformim të madh të sistemit të Drejtësisë, përfshirë një proces të paprecedentë rivlerësimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Partitë opozitare, duhet të riangazhohen në mënyrë konstruktive në institucionet demokratike dhe të kenë angazhim në një konsensus më të gjerë europian”,- thuhet në progres- raport.

Për çfarë do të lobojë në Berlin Kryetari i PD, kur vetëm pak orë përpara protestës së dhunshme Nr. 1 i NATO-s Jens Stoltenberg nga Tirana deklaroi se “në demokraci do të ketë gjithmonë debate e mendime të ndryshme. Kjo nuk është dobësi, është në themel të asaj që e bën demokracinë të fortë. Por dhuna politike bie ndesh me vlerat tona demokratike, është aboslutisht e papranueshme sikundër dhe çdo përpjekje për të minuar institucionet demokratike”.

Çfarë ka këtu pas kësaj, për të negociuar, nga ana e lidershipit të opozitës sonë? Nëse nuk ka shkuar për të lobuar KUNDER HAPJES SË NEGOCIATAVE mes Shqipërisë dhe BE, çfarë të reje tjetër duhet të mësojë Gjermania nga Lulzim Basha?

Protesta e dhunshme e së dielës dhe kjo vizitë e së hënës, tregojnë se pasi nuk lanë gur e “Molotov” pa hedhur kundër integrimit brenda Shqipërisë, tani nuk do lënë gjë pa thënë në gjuhë të huaj që kjo të realizohet. Me shpresën se duke iu bërë barrikadë Shqipërisë në rrugën drejt BE, kjo do ti shërbejë partisë dhe ëndrrës së Lulzim Bashës, me fron Kryeministri!

“Oh, çkohë të mjera! Oh, çnjerëz të mjerë!”

Next Post
FOTOLAJM/ Makina merr flakë në ecje tek dogana

FOTOLAJM/ Makina merr flakë në ecje tek dogana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

November 12, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Liga e Kombeve/ Historiku i përballjeve direkte, statistikat në favor të Finlandës, Shqipëria kërkon 3 pikët dhe vendin e parë!

November 12, 2026
Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

November 12, 2026
“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

November 12, 2026
“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

November 12, 2026
Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

November 12, 2026
Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

November 12, 2026
PS ka vendosur kufi pritjeje 30 nëntorin për Reformën, Gjiknuri thirrje PD-së: Flasim më vonë për sistemin, të kalojmë ndryshimet për vendoret!

PS ka vendosur kufi pritjeje 30 nëntorin për Reformën, Gjiknuri thirrje PD-së: Flasim më vonë për sistemin, të kalojmë ndryshimet për vendoret!

November 12, 2026
Zjarr i madh pranë Paraburgimit të Vlorës, rrezikohen edhe banesat përreth! Aksion për shuarjen e flakëve, dyshohet se…

Zjarr i madh pranë Paraburgimit të Vlorës, rrezikohen edhe banesat përreth! Aksion për shuarjen e flakëve, dyshohet se…

November 12, 2026
Ligji për Specialen në Kuvend, partitë me qëndrime të ndryshme, votimi shtyhet për të premten

Ligji për Specialen në Kuvend, partitë me qëndrime të ndryshme, votimi shtyhet për të premten

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In