Muaji që lamë pas, maji ka qenë një muaj i pazakontë në lidhje me temperaturat dhe kushteve meteorologjike, ndërsa do të futet në histori si një nga muajt me temperaturat më të këqija.
Por përse ky muaj ishte kaq i ftohtë?
Për të kuptuar arsyet prapa këtij moti “të çmendur” kanë folur dy ekspertë në terren: Dr. Marina Baldi, UOS menaxhere e Institutit të Biometeorologjisë të Këshillit Kombëtar të Kërkimeve (Ibimet – CNR e Romës) dhe President i Shoqatës Gjeofizike Italiane dhe Profesor Adriano Mazzarella, drejtor i Observatorit Meteorologjik të Universitetit të Napolit Federico II. Ja çfarë thonë ata.
Shkencëtarja Baldi, thotë se në vitet 1957, 1987 dhe 1991, maji ka qenë me temperature të ‘çmendura” por ajo e këtij viti po paraqitet si një anomali e vërtetë. Për më tepër, siç është thënë nga profesor Mazzarella, ne jemi rreth 4 ° C nën mesataret e regjistruara ndër vite.
Të dy shkencëtarët bien dakord, dhe thonë se shkak për kushtet atmosferike të këtij muaji, ishin vorbullat polare (ose vorbullën e arktikut) që zakonisht mban ajër të ftohtë të mbyllur mbi 60 gradë gjerësi në veri, në rajonin polar të planetit. Diçka ka dobësuar “gardhin” që bllokon daljen e ajrit të ftohtë me presion të ulët , duke krijuar një rrjedhje të ajrit të ftohtë që ka goditur Evropën Qendrore.
“Nga ana tjetër temperaturat tepër të larta po përjetohen në anët e autostradës: së ajrit të ftohtë, siç janë ato të regjistruara në ditët e fundit në Rusi dhe Gadishullin Iberik (Spanja dhe Portugalia).”-thonë shkencëtarët me habi.
Profesor Mazzarella thotë se ajri i ftohtë në Europë mund të jetë shkaktuar nga dielli, ose më mirë mungesa e aktivitetit të tij.
/a.r