Tashmë fëmijët do të mund të luajnë falas te këndi i lojërave ‘’7 Xhuxhat’’, pranë ‘’Rrugës së Elbasanit’’.
Bashkia e Tiranës e ka kthyer këtë kënd nga privat në publik. Këndi është hapur sot, dhe është funksional për vogëlushët dhe prindërit e tyre që do i shoqërojnë.
“Edhe një tjetër Park Lojërash i shtohet Tiranës tek rr. Elbasanit! “7 xhuxhat” nga privat, kthehen në publik me parking poshtë për prindërit e lojëra përmbi për fëmijët – përdorim i dyfishtë ekonomik për hapësirën e limituar publike”, shkruan Veliaj në Twitter.
Parku i ri lojërave ka tashmë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, ndërsa shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim duke krijuar mundësi për kalimin e kohës edhe për më të rriturit.
Falë këtij projekti mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku.
g.kosovari