Ish-deputeti Eduart Ndocaj i njohur ndryshe si “kaubojsi”, ishte i ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” të Famtës dhe Aulonës.
I pyetur në lidhje me historinë e tij në Greqi, ku ka kaluar disa kohë në burg ish-deputeti foli edhe për torturat që i bëhen shqiptarëve atje duke u shprehur se:
“Kam bërë burg në Greqi. Njëherë 20 ditë, njëherë 2 ditë po ti mbledhësh bëhen shumë. Kam kaluar shumë ditë pa ngrënë, unë i kam provuar vetë dhe të lënë edhe 1 javë pa ngrënë. Më ka ndodhur vetë në Kretë ku qëndrova 5 ditë, pas 4 ditësh na ka sjellë kroasantë një prift edhe pse ata kishin 40 ditë ato ne na u dukën shumë të mira.”- tha Ndocaj e më pas tregoi edhe një histori tjetër ku policia e kishte harruar të lidhur në rrugë.
“Ishim në Kretë erdhi policia dhe tha shqiptar, po i thashë unë. Më lidhi në hekur me pranga dhe u hutuan duke u marrë me ato të tjerët e më kanë harruar aty nga ora 5 e mëngjesit deri në 8 të mëngjesit.”.
/a.r