Filmi ”Parasite” (“Paraziti”), i regjisorit koreano-jugor Bong Joon fitoi çmimin Palma e Artë të festivalit prestigjioz të filmit, që zhvillohet në qytetin francez të Kanës.
Filmi ”Parasite” shtjellon një dramë familjare, e kombinuar me thriller, për shkak të pabarazive sociale.
“Shumë faleminderit! Jam shumë i nderuar! Kam qenë përherë i frymëzuar nga kinemaja franceze, falënderoj Henri-Georges Clouzot dhe Claude Chabrol”, ishin fjalët e para të regjisorit Bong Joon Ho, i pari kineast koreano-jugor që fiton çmimin prestigjioz francez Palma e Artë.
Ndërkohë, çmimin Aktorja më e Mirë e fitoi anglo-amerikania, Emily Beccham. Aktori më i Mirë u shpall spanjolli, Antonio Banderas.