• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshohen rregullat në futboll/Nga penalltitë e prekja me dorë, tek kartonët e goli

by Java News
01/06/2019 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot futbolli ndryshon, futen në fuqi rregullat e reja të aprovuara në mars në mbledhjen e 133 të International Board të Fifa. Nuk bëhet fjalë për një revolucion, por disa gjëra do të pësojnë modifikime: rregulla të reja që janë në fuqi për Botërorin e U20 e që deri në 25 qershor do të përfshijnë vetëm kompeticionet e Fifa e pas tyre, me nisjen e turnit paraeliminator të Champions, do të shtrihen edhe në ato Uefa. Sa për sqarim, finalja e mbrëmjes mes Liverpool e Tottenham do të luhet me rregullat “e vjetra”. Ja çfarë ndryshon dhe si.

  • PREKJA ME DORË DHE GOLI
  • Vullneti nuk do të jetë më kriter: cilido gol i shënuar me një prekje me dorë, edhe në mënyrë të pavullnetshme, nuk do të vlerësohet.

  • SULMUESIT E BARRIERA
  • Për të evituar një sjellje të gjykuar anti-sportive, sulmuesit duhet të qendrojnë të paktën një metër larg barrierës kundërshtare. Në të gjitha drejtimet.

  • RINISJA E TOPIT
  • Në rinisjen nga fundorja, topi nuk duhet të dalë më nga zona për tu luajtur: portieri mund ta pasojë topin edhe brenda zonës, por sulmuesi kundërshtar mund të ndërhyjë vetëm pasi të jetë bërë pasimi i parë.

  • FAULLI ME DORË
  • Faulli me dorë do të sanksionohet nëse është i vullnetshëm.Por nga sot do të dënohet gjithnjë cdo prekje me dorë nëse krahu është në lartësinë e supeve ose përtej e në cdo rast kur krahu është larg trupit e në pozicion jo natyral.

  • POZICIONI I PORTIERIT NË RAST PENALLTIE
  • Nga sot portieri pmund të spostojë një këmbë përtej linjës së portës. Var mund të ndërhyjë për të përsëritur penalltinë në rast pritje, nëse të dy këmbët do të rezultojnë përtej linjës së portës në momentin e goditjes.

  • KARTONA EDHE PËR TRAJNERËT
  • Edhe për trajnerët në pankinë futet në fuqi rregulli i kartonëve: në fillim i verdhi e pastaj i kuqi. Kur përjashtohesh rekomandimi është gjithnjë skualifikimi për ndeshjen e ardhshme.

  • ARBITRI NUK BËN ‘MË’ LOJË
  • Deri më sot nëse topi përplasej me arbitrin loja vazhdonte. Nuk do të jetë më kështu: në rastin në të cilin prekja e arbitrit favorizon një asist ose edhe një gol për skuadrën tjetër, loja do të ndalohej. Në zonë topi është gjithnjë i portierit.

  • ZËVENDËSIMET MË TË SHPEJTA
  • Nuk do të jetë më e nevojshme të dalësh nga mesi i fushës në rast zëvendësimi. Për të fituar kohë lojtarët duhet të dalin jashtë në anën më të afërt.

  • NUK DO TË JETË MË TOPI I DISKUTUESHËM
  • Nga tani, arbitri duhet të përcaktojë se kush do ta riluajë topin e kundërshtari duhet të qendrojë në distancë prej katër metrash.

    Next Post
    Policia amerikane identifikon autorin e masakrës në Virginia Beach

    Policia amerikane identifikon autorin e masakrës në Virginia Beach

    Leave a Reply Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    TË FUNDIT

    Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

    Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

    November 9, 2026
    Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

    Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

    November 9, 2026
    FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

    FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

    November 8, 2026
    Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

    Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

    November 8, 2026
    Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

    Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

    November 8, 2026
    “E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

    Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

    November 8, 2026
    9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

    9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

    November 8, 2026
    Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

    Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

    November 8, 2026
    Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

    Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

    November 8, 2026
    Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

    Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

    November 8, 2026
    • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
    • Email: javanews.al@gmail.com
    • Kontakt
    • Kreu
    • Rreth Nesh

    © 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

    No Result
    View All Result
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Bota
    • Sport
    • Kulturë
    • Opinion
    • Tendencë
    • Të tjera
      • Media në Tranzicion
      • Kosova
      • Editorial
      • Kuriozitete
      • Teknologji
      • Sociale
      • Horoskopi
      • Dossier
      • Shëndetesi

    © 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In