Ditën e djeshme disa media pranë opozitës fabrikuan një “Fake News” duke thënë se nga Holanda kanë ardhur emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste për Bashkinë që kanë probleme me drejtësinë.
Pas këtij lajmi të rremë të përhapur në disa portale pranë Partisë Demokratike, ditën e djeshme ka ardhur reagimi i ministers së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Në llogarinë e saj në witter Gjonaj sqaron se ky lajm është i pavërtetë pasi është Ministria e Drejtësisë autoriteti përkatës drejt të cilit duhet të vinte informacioni me të cilin mediat abuzuan.
Gjonaj thekson po ashtu se nga verifikimet kryera prej institucionit që ajo drejton, Ministria e Drejtësisë, rezulton se nuk ekziston asnjë kërkesë apo dosje për katër personat sikurse pretendohej në lajmin rremë, të fabrikuar. (Lexo.al)