Pasditen e sotme, një makinë është përfshirë nga flakët në lagjen numër katër në qytetin e Durrësit. Mësohet se mjeti është në pronësi të 34-vjeçarit të identifikuar si D.B. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental i shkaktuar nga një defekt elektrik.
Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, ç’ka ka bërë që mjeti të digjet pothuajse krejtësisht. Nuk ka persona të lënduar, pasi mjeti ka qenë i parkuar dhe fatmirësisht ka pasur distancë të mjaftueshme nga mjetet e tjera.Shqiptarja.com ka siguruar video, ku shfaqet automjeti në flakë.
Ky është zjarri i katër brenda një muaji në qytetin e Durrësit. Dy të parat kanë qenë zjarrvënie të qëllimshme, e ndërsa të tjera për motive teknike.