Policia spanjolle ka arrestuar ish-lojtari i Realit të Madridit, Raul Bravo. Gjithashtu në pranga janë vënë futbollistë në aktivitet, por dhe të tjerë të larguar. Raul Bravo bashkë me të hetuarit e tjerë, akuzohen se kanë trukuar dhe janë përpjekur të paracaktojnë rezultatin e disa ndeshjeve në tre kategoritë e para të futbollit spanjoll në sezonet 20016/2017 dhe 2017/2018.
Organizatorët fitonin 100 mijë euro për çdo sfidë që arrinin të manipulonin. Përveç Raul Bravo, në pranga janë vënë lojtarë të tjerë, përfshirë edhe Samu Saiz që luan me Getafe. Po ashtu, është ndaluar edhe presidenti i Huesca, skuadra që këtë sezon luajti në La Liga, ndërsa hetuesit kanë kryer kontrolle edhe në selinë e klubit. Sipas mediave iberike, skandali mund të thellohet më tej pasi përveç të arrestuarve, nën hetim janë edhe 11 persona të tjerë./l.m