DEMI
Ditë sharmante do jete kjo e sotmja për ju dhe buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra. Nëse jeni në një lidhje do kaloni orë të këndshme pranë atij që dashuroni. Nuk do mungojnë nga të dyja palët komplimentet, fjalët e ëmbla dhe gjestet romantike. Gjithçka do jetë në perfeksion.
Për beqarët dashuria do fillojë me një shoqëri kështu që tregohuni sa më të hapur për njohjet e reja. Në punë vërtet do jeni të ngarkuar, por përkujdesi dhe përgjegjshmëria nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Organizimi gjithashtu do jetë një pikë e fortë. Në planin financiar mund të keni disa vështirësi të vogla, por sidoqoftë gjendja nuk do jetë alarmante.
BINJAKET
Sot do jeni më të qartë në mendime dhe do ndërmerrni plot iniciativa. Do dini të ndiqni edhe rrugën më të mirë. Ju që keni një lidhje do jeni besnikë dhe do ndiheni më të sigurt. Nga ana tjetër, Jupiteri do të sjelle edhe më shumë sensualitet dhe pasion. Nëse jeni beqarë duhet te prisni edhe disa ditë më shumë për të gjetur atë që aq shumë keni kërkuar. Sot nuk do jetë dita më me fat.
Në punë do ju duhet shumë vëmendje dhe shumë mund për të arritur atje ku dëshironi. Sado të vështira të jenë gjërat nuk duhet të dorëzoheni. Përfitoni nga ndihma e Neptunit për të përmirësuar situatën financiare dhe ulni sa më shumë shpenzimet.