• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Perëndimi arriti të izolojë Sali Berishën nga opozita

by Mero Baze
26/05/2019 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha bëri kujdes të mos shfaqej në ekranet e televizioneve që transmetonin direkt protestën e opozitës. Pas paraqitjes së tij të enjte në darkë, thirrjet për luftë, kërcënimet se do të zhdukte Edi Ramën dhe marrëzitë e tjera të tij, mbetën e vetmja dhunë e kësaj proteste.

Sali Berisha është sot njeriu më i izoluar, më i humbur dhe më i papërfillur dhe nga njerëzit e vet. Nervozizmi i tij ekstrem, shkulma e tij e urrejtjes, që duket sikur kushtëzohet nga pafuqia që i jep koha për t’u kthyer, dhe një herë sot morën një shuplakë të fortë, jo nga shumica, por nga militantët e opozitës, që në të vërtetë janë një kor pa tru, që komandohen zyrtarisht nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Ata ja dolën të dëshmojnë sot, se Sali Berisha nuk është një alibi për marrëzitë që kanë bërë deri më sot. Në çdo takim me perëndimorët, në çdo bisedë formale apo informale, përfshi dhe djegien e mandateve, ata kanë si justifikim, se nuk kanë çfarë t’i bëjnë Sali Berishës.

Ja që paskan çfarë t’i bëjnë, ta injorojnë dhe ta lënë të kuisë i vetmuar.

Ky është një sinjal i fortë, që paralajmërimet e SHBA dhe Bashkimit Europian kundër Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit kanë funksionuar.

Heqja e vizave për Sali Berishën dhe Petrit Vasilin si një paralajmërim për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin kanë funksionuar.

Thirrja e Ambasadës së SHBA pak orë para protestës, se njerëzit që hedhin molotov dhe gurë duhet të arrestohen, ka funksionuar.

Thirrja e Bashkimit Europian, që dhuna nuk do të shpërblehet, ka funksionuar.

Thirrja e OSBE dhe paralajmërimi me gjuhë të ashpër për sulmin ndaj ambasadorit të tyre, ka funksionuar.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi dëshmuan se nuk kanë ndërmend të shkojnë  për dhjamë qeni, për tekat e Sali Berishës.

Tani merrni krahasoni deklaratat e Sali Berishës ditën e enjte, dhe paralajmërimet e tij për dhunë, i bindur se demokratët dëgjojnë atë, dhe shikoni protestën e sotme.

Protesta e sotme, ishte tërësisht qytetare, tërësisht e organizuar dhe kontrolluar, çka tregon se deri më sot, ajo ka qenë qëllimisht e dhunshme.

Dhe ajo që ka funksionuar, është vetëm paralajmërimi për ndëshkim dhe izolim nga Perëndimi, ndaj drejtuesve të opozitës.

Në shenjë paqe me ta, për herë të parë sot pati dhe flamuj të SHBA e BE, në protestë. Ishin zhdukur në gjithë protestat e fundit. Për të fundit herë, ishin shfaqur në javën e parë të protestave tek “Astiri”, por pastaj dhe aty u hoqën dhe u zëvendësuan me jelekët e verdhë të djalit të Fariut.

Por mesazhi më i rëndësishëm nuk është paqja me Perëndimin e liderëve të opozitës, pasi më shumë se sa paqe, ajo është reflektim për rrugën pa krye ku po çonin opozitën.

Mesazhi më i rëndësishëm, është se Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, mund t’ia dalin të komandojnë dhunën, dhe mos ta lënë si atribut të Sali Berishës.

Jo se deri më sot e ka pas bërë Sali Berisha, por këta të dy e kishin atë si alibi, për çdo marrëzi që bënin.

Tani kujdes, se u provua që Berishën nuk e dëgjojnë më as militantët e vet. Dhe kjo është një përgjegjësi më shumë për Bashën dhe një alibi më pak për të.

Sot Basha provoi se kur e shikon që Perëndimi e ka seriozisht, ai shet dhe Berishën. Monika e ka më të lehtë, se bën sikur shet Tit Vasilin. Nuk është pak si fillim.

Next Post
Aksident tragjik në Itali, shqiptari humb jetën në punë

Aksident tragjik në Itali, shqiptari humb jetën në punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

August 12, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

August 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Skënder Aliu, njeriu që na mëson të shohim historinë nën këmbët tona

August 12, 2026
Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

August 12, 2026
Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

August 12, 2026
Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

August 12, 2026
Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin

Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin

August 12, 2026
Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Përleshja në qelitë e Fierit, pezullohen nga detyra 8 punonjësit e burgut

August 12, 2026
Gjermania planifikon zgjerimin e kompetencave të shërbimeve të inteligjencës

Gjermania planifikon zgjerimin e kompetencave të shërbimeve të inteligjencës

August 12, 2026
Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt, arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com