Ashtu sikundër nga çdo qark i Shqipërisë, edhe nga Elbasani janë nisur shumë protestues, që do të marrin pjesë sot në protestën e madhe të opozitës së bashkuar.
Autobusët dhe makinat janë nisur normalisht nga selia blu në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se makinat e mbushur me protestues janë kontrolluar nga policia në Rreth-rrotullimin e Bradasheshit.
Sipas Partisë Demokratike në postbllokun e policisë të ngritur në Çiflig të Korçës, është ndaluar autobusi i militantëve të opozitës dhe dy prej tyre janë shoqëruar në ambientet në komisariatit për verifikim.
Po sot gjatë ditës, janë nisur me autobusë dhe makina protestues nga Lezha në veri, Berati e Gjirokastra në jug etj.
g.kosovari