Tensione në procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. Ndërsa po vijonte seanca, Gilmando Dani i ka kërkuar gjyqtares Dollani të tregojë nëse është kërcënuar.
Me gjithë këmbënguljen e tij, Dollani nuk ka dhënë përgjigje dhe i ka kërkuar të ulet, por pas mosbindjes gjykatësja e ka përjashtuar nga seanca.
Ndërkohë një tjetër i pandehur, Endrit Zela i ka thënë gjyqtares se do të kalojë vettingun në kurrizin e tyre. “Ti do të kalosh vettingun në kurrizin tonë”, ka thënë Zela.
Pas kësaj, katër të pandehurit dhe avokatët kanë lënë seancën. Ndërkohë gjyqtarja e tretë Valdete Hoxha ka dhënë dorëheqjen, por gjykata e ka refuzuar.
/a.rada