Largimi i Massimiliano Allegri-t do të lë një boshllëk të madh në stolin e Allianz Stadium dhe Cristiano Ronaldo ka sugjeruar emrin e Jose Mourinho-s për vendin e punës.
Nr. 7 ka punuar me Mourinho-n te Real Madrid dhe mesa duket kërkon të bashkëpunojë sërish me të.
La Gazzetta dello Sport shpjegon se Mourinho ka dy persona që po e shtyjnë drejt juve-s, Ronaldo dhe agjenti i tij Jose Mendes.
Megjithëse marrëdhënia e tyre nuk u mbyll mirë në Bernabeu, ato gjëra tashmë janë harruar.
Mourinho, i cili i ka dhënë tripletën rivalëve të Juventus, Inter, në vitin 2010, nuk pëlqehet nga tifozët e Zonjës dhe kjo u pa shumë mirë kur Manchester United udhëtoi në Itali për ndeshjen e grupeve të Champions League.
Simone Inzaghi i Lazio-s mbetet favorit për vendin e punës, ndërsa Sarri dhe Mihajlovic gjithashtu janë duke u konsideruar.
/a.r