Nje shqiptar eshte gjetur i pajete ne makine, ne San Severino, ne Itali. Mediat italiane raportojne se shqiptari, 33 vjecar, emri i te cilit nuk eshte bere ende i ditur eshte gjetur i pajete brenda ne automjet, i cili ka qene i ndaluar buze rruge.
Ai eshte pare ne oret e para te mengjesit, rreth ores 4.30, kur disa persona qe kalonin aty ndalen dhe e konstatuan pa shenja jete. Makina ishte e ndaluar në rrugën e rrugës provinciale 127, rrugën që lidh Tolentinin me San Severinon.
Policia dhe urgjenca qe u therrit konstatuan se ai nuk kishte shenja jete, nderkohe qe trupi u dergua ne morg ne pritje te ekzaminimit per te percaktuar shkakun.
Shkaku i vdekjes ende po shqyrtohet nga hetuesit, por dyshohet per ndonje semundje qe i ka dhene goditje te menjehereshe.