Gjykata Apelit për Krime të Rënda shtyu sërish seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij dhe shkak është bërë mungesa e gjyqtarëve.
Seancën e fundit, Gjykata iu drejtua Këshillit të Lartë Gjyqësor për të zëvendësuar gjyqtarin e përjashtuar, por kërkesa ende nuk ka marrë një përgjigje dhe në këto kushte gjykimi nuk mund të vazhdonte.
Ndërkohë, seanca është zhvilluar mes debateve, pasi avokati Denion Bogdani, pretendoi se ata nuk kanë marrë një përgjigje për kërkesën që kanë bërë për përjashtimin e gjyqtares Albana Boksi, por sipas gjykatës ka një vendimmarrje dhe kërkesën mund ta marrin në sekretari.
Dënimet për grupin e Shullazit
Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Pas dënimit nga Shkalla e parë, grupi i Shullazit e apeloi vendimin, që vijon të zvarritet.
TË DËNUARIT
Emiljano Shullazi 14 vjet
Gilmando Dani 12 vjet burg
Endri Qyqa 10 vjet burg
Endri Zela 10 vjet burg për
Blerim Shullazi 9 vjet burg
g.kosovari