Në bazen e NATO-s “Camp Arena” ne Herat Afganistan flamuri eshte ulur ne gjysme shtize.
Nderkohe Kontigjenti i V-te Paqeruajtes nderon vepren sublime te deshmoreve te rene Letoni, ku vetem nje nate me pare u nda nga jeta major Klodian Tanushi.
Majori 39-vjeçar nderroi jete ne spital, pa mundur t’u mbijetoje plageve ne shpërthimin e së hënës, ku u vra edhe 32- vjeçarja Zarife Hasanaj, në Letoni.
Klodian Tanushi ndodhej i shtruar në “RIGA EAST UNIVERSITY HOSPITAL”, në Letoni dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjendja shëndetësore e tij ishte e rënduar. Mbrëmjen e djeshme, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Major Klodian Tanushi ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Më 20 dhjetor 2018 ishte dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të grupbatalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontingjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.
Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forcës, “Medaljen e Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje “Shërbimi në mision jashtë vendi” si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.
g.kosovari