• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot protesta e opozitës, mister skenari, policia blindon institucionet

by Java News
11/05/2019 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita pritet të zhvillojë sot protestën kombëtare. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike ftuan qytetarët që ti bashkohen protestës masive së 11 majit kundër vjedhjes qeveritare, krimit,  korrupsionit dhe blerjes së votës.

Në protestë pritet të mblidhen militantë nga e gjithë Shqipëria, pasditen e kësaj të shtune në Tiranë në orën 18:30 në protestën e katërt kombëtare, të drejtuar nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Qytetarë, simpatizantë dhe mbështetës të opozitës priten të nisen nga rrethet drejt Tiranës, për t’u bashkuar më pas në tubimin mbarëkombëtar përpara godinës së kryeministrisë. Lideri i selisë blu, Lulzim Basha paralajmëroi një ditë më parë se protestës kombëtare të opozitës do t’i bashkohen edhe 300 studentë të  Partive Popullore Europiane (PPE-EPP).

Dy drejtuesi kryesorë të frontit opozitar kanë theksuar se kushti i tyre i panegociueshëm është largimi i kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë shtuar se kjo lëvizje do t’i hap rrugë garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend.

Ndërkohë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri thirrje të shtunën që protesta të mos shoqërohet me akte dhune, por qytetarët të demonstrojnë pakënaqësitë në mënyrë paqësore dhe demokratike.

“Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës komprometohet”-thekson mesazhi i ambasadës.

Gjithashtu edhe Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë, me qëllim garantimin e protestës së opozitës, e cila në fakt deri në këto momente është shumë hermetike dhe nuk ka asnjë detaj për formën se si do të protestohet para zyrës së kryeministrit, Edi Rama.

Lideri demokrat ka theksuar në takim me qytetarët se nuk do të këtë zgjedhje me 30 qershor pa Partinë Demokratike, ndërsa nga ana tjetër Partia Socialiste pritet sot të  nxjerrë të gjithë emrat e kandidatëve, të cilët do të garojnë për 61 bashkitë e vendit.

Kjo është protesta e katërt masive e opozitës.

g.kosovari

Next Post
Akuzat/ Thaçi: Kur Berisha ishte argat i Milosheviçit, unë me bashkëluftëtarët kishim përballë makinerinë vrastare

Akuzat/ Thaçi: Kur Berisha ishte argat i Milosheviçit, unë me bashkëluftëtarët kishim përballë makinerinë vrastare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

July 24, 2026
Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

July 24, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Marrëdhënia me qytetarët rrezikon të thyhet”, Meçe zbërthen mesazhin e Ramës

July 24, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë/ Shtëpia e Bardhë: Trump pret të martën Zelenskyn në Uashington

Lufta Rusi-Ukrainë/ Shtëpia e Bardhë: Trump pret të martën Zelenskyn në Uashington

July 24, 2026
Pse u frikësua Berisha të votojë kundër Niko Peleshit?

Bilanci i një viti, Peleshi: Kjo është legjislatura e integrimit evropian

July 24, 2026
Takimi ministror i APEC miraton deklaratën mbi teknologjitë digjitale dhe AI

Takimi ministror i APEC miraton deklaratën mbi teknologjitë digjitale dhe AI

July 24, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Horoskopi i Chrysanthi Kalogerit: Kujdes, po vjen java më e fortë e verës!

July 24, 2026
U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes

U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes

July 24, 2026
Ekstradohet në Itali Juljan Kollçaku, i akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

Ekstradohet në Itali Juljan Kollçaku, i akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In