Ndryshimi pritej dhe tani është zyrtarizuar: Juventus-Atalanta, ndeshje e vlefshme për javën e 37-të të Serisë A, do të luhet të dielën më 19 maj në orën 20:30 dhe jo në 15:00.
Klubi bardhezi i kishte kërkuar Lega-s për ta luajtur ndeshjen në mbrëmje për shkak të festimeve për titullin që do të zhvillohen pas takimit, që do të jetë i fundit në shtëpi për torinezët në këtë sezon.
Një vendim, ky i Lega-s, që është pasuar nga protesta e shumë tifozëve të Milan-it. Skuadra e Gattuso-s, rivale direkte e Atalanta-s në garën për të siguruar një vend në Champions-in e ardhshëm, do të luajë në orën 18:00 kundër Frosinone-s dhe do të kishte pasur mundësinë që të zbriste në fushë duke e ditur rezultatin e ndeshjes së bergamaskëve.
/a.r