Ditën e djeshme nisi sherri mes moderatores së njohur Fjoralba Ponarit dhe gazetarit Olti Curri. Gjithçka filloi për shkak të një lapsusi të Fjoralbës gjatë emisionit, për të cilin Olti kishte bërë një video.
“Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është vetëm çështje fati, është edhe çështje profesionalizmi…”- shprehej Fjoralba.
“Sigurisht që bukuria është çështje profesionalizmi. Psh një shofer është i bukur si një gomë rezervë, një këngëtar është i bukur si një mikrofon, një gjinekolog është i bukur si… si ta them…”- e vazhdoi Olti videon, duke i shkrirë së qeshuri ndjekësit e tij.
Mirëpo, moderatores nuk i erdhi aspak mirë nga ky veprim, ndaj mes tyre nisën replikat, deri në atë pikë sa Olti iu kthye keq:
“Unë kujtova se vajza ka bërë lapsus nga shpejtësia jo nga padituria. Bullizem? As ne google nuk di valle të notojë se me librat kushedi kur është përballur për here të fundit”, shkruan Olti dhe i tregon Fjoralbës një shembull të një rasti të fundit.
“Kujdes me termat që hapin plagë, injoranca thotë italianët është bekim, por në këtë rast është mallkim”- shkruante Olti.
Mirëpo Fjoralba nuk e ka lënë me kaq dhe në një status në Instastory i kthehet keq Oltit:
“Ty turp të të vijë që sjell raste tr.a.gjike si ai i të ndje.rës në këtë mes, për diçka që është mes meje dhe teje, flet dhe për plagë sociale pale. Ndërsa rasti i debatit, ku unë kthehem në tabelë ofendimesh nga më të rëndomtat, ushqyer fillimisht nga “humori yt”, si njeri që ke influencë quhet bullizemkibernetik. Të ftoj të hapësh literaturat që të kuptosh gjithëkuptimet e termit që i trembesh aq shumë, me këtë rast kupton kush është edhe i palexuari në këtë mes. Këtu mbyll çdo lloj replike me ty!”- përfundon moderatorja.
/a.meta