Kodrat e Liqenit Artificial janë kthyer në destinacionin e preferuar jo vetëm të qytetarëve të Tiranës, por edhe të huajve. E madje jo vetëm për turistët, por edhe për personalitetet që huaja që vijnë në Tiranë për takime zyrtare, konferenca, apo samite të ndryshme.
Ajri i pastër dhe ambientet çlodhëse të Liqenit, kanë tërhequr edhe një vizitor të veçantë. Presidenti slloven Barut Pahor ka shfrytëzuar orët e para të mëngjesit për të vrapuar nga Kodrat e Liqenit, para se të vishte kostumin zyrtar e t’i bashkohej presidentëve të tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e BRDO-Brijunit që po mbahen në Tiranë.
Këtë fakt, e konfirmon vetë presidenti slloven përmes një postimi në rrjetet sociale. Ja çfarë shkruar Pahor, teksa poston edhe foto:
“Le të hyjmë në Tiranë. Në vend të drekës, vrapojmë. Por roja shqiptare e sigurisë është i veshur me kostum dhe po vrapon së bashku me ne. Unë i them: “Më falni zotëri, por ju do të vraponi 15 milje i veshur kështu?” Ai përgjigjet: “Nuk ka asnjë problem President, pasi unë jam i veshur sportiv, nuk kam një kravatë”. Epo, pastaj atij i morëm një biçikletë. Tashmë po kthehemi në hotel dhe do ta pyes nëse gjithçka është në rregull. “Po, goxha vrapim”, thotë ai”.
/a.meta