Shtatë nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme, “Vasil Kamami” kanë mbetur të lënduar ditën e sotme, pasi janë sulmuar nga një bashkëmoshatari i tyre me bombol zjarrfikëse. Nxënësi, i identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë bombolën e gazit dhe ka sulmuar disa nga nxënësit e shkollës së tij.
Mësohet se shtatë prej nxënësve kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen si pasojë e kimikateve që ka shkaktuar shkuma që përmban bombola. Në ambientet e shkollës kanë mbërritur 4 ambulanca, që kanë bërë të mundur transportin e tyre në spital.
I kontaktuar nga Report Tv, drejtori i Arsimit në Elbasan, Alqi Çabiri është shprehur se nxënësi që ka shkaktuar këtë ngjarje do të përjashtohet nga shkolla, e ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet që kanë çuar të riun që të bëjë këtë veprim.
/a.meta