Hetimet për vdekjen e efektivës së FA, Zarife Hasanaj dhe plagosjes së dy të tjerëve do të ndiqen në Letoni edhe nga një task forcë e ngritur me urgjencë nga Ministria e Mbrojtjes.
Kjo e fundit thotë se kjo task forcë është nisur drejt Letonisë.
Grupi, në përbërje të të cilit ka përfaqësues nga Agjencia e Inteligjences dhe Sigurisë se Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit në Ministrinë e Mbrojtjes do të punoje për rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj.
Ngjarja e rënde ndodhi mëngjesin e 6 majit në Camp Adazi ne Letoni, ku tre efektivët ishin me mision në operacionin ushtarak të NATO-s.
g.kosovari