Të kesh katër duar njësoj si perëndia Visnu për të kryer detyra më të vështira me dyfishin e fuqisë dhe gjysmën e lodhjes. Ëndrra e shumë punëtorëve mund të bëhet realitet, falë sistemit robotik të zhvilluar nga Instituti Italian i Teknologjisë (LIT).
Kjo pajisje mund të vishet, njësoj si një çantë, ku ndodhen dy duar robotike që punëtori mund t’i përdorë që të mos lodhë shpatullat, bërrylat dhe kyçet çdo herë që duhet të ngrejë pesha, të kryejë lëvizje të përsëritshme apo të përdorë instrumente që krijojnë dridhje të bezdisshme.
“Në shumicën e rasteve robotët projektohen që të ndajnë mjedisin e punës ku njeriu ndodhet në siguri, duke evituar përplasje aksidentale apo kontakte të papritura, por shumë pak janë menduar për të dhënë asistencë aktive, për të reduktuar sforcimet dhe përmirësuar produktivitetin e punëtorit”, thotë Arash Ajoudani, koordinatori i këtij projekti.
“Objektivi jonë është që të mundësojmë që industria e sistemeve robotike të jetë në gjendje të ndihmojë fizikisht punëtorët që të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të sigurt dhe të rehatshme”, shpjegon ai.
Bëhet fjalë për një çështje me rëndësi të madhe, nëse mendojmë për patologjitë e sistemit muskulor dhe të skeletit që vijnë nga kryerja e këtyre detyrave të vështira për një kohë të gjatë që i kushtojnë Bashkimit Europian rreth 240 miliardë euro në vit në shkak të humbjes së produktivitetit dhe mungesës nga sëmundjet. (BW)