Një 40-vjeçar është ekstraduar nga Greqia ditën e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë për vrasje të mbetur në tentativë.
40-vjeçari me inicialet , K. S, ishte dënuar me burg nga Gjykata e Lezhës, i akuzuar për tentativë vrasje.
Ngjarja ka ndodhur katër vite më parë, më 17.04.2015, ku 40-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. R.
Njoftimi i plotë i policisë:
Interpol Tirana
Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur ne tentativë”.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar K. S., 40 vjeç, banues në Lezhë.
Shtetasi, K. S. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Shtetasi K. S. më datë 17.04.2015, rreth ores 10:30, në Gjadër, Lezhë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. R.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina u bë e mundur kapja e këtij shtetasi duke u finalizuar me ekstradimin e tij në vendin tonë.
g.kosovari