Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke u ndalur tek ndryshimet në Kodin Penal, tha se që këtej e tutje parashikohen ndëshkime më të ashpra edhe për ata që zënë rrugët, duke iu referuar protestës së opozitës.
Në një intervistë në “New24”, Balla tha : Shumë shpejt edhe kjo prirje për të bllokuar rrugët e Shqipërisë, apo për të penguar autoritetet të kryejnë detyrat e tyre, se sa herë që kryeministri shkon nëpër qytete për të takuar elektoratin, dalin këta që zënë shtigje, pesë njerëz aty. Nuk janë rrugët e Shqipërisë për të dalë Luli me Saliun. Këtej e tutje edhe ndëshkimi i ligjit do të jetë më i ashpër.
Ndërsa është ndalur te procesi i hapjes së negociatave për vendin, Balla u shpreh i sigurt që raporti i Komisionit Europian, do të jetë pozitiv për Shqipërinë.
“Përpjekja për të bllokuar rrugë, për të destabilizuar vendin bie ndesh me interesin që ka Shqipëria që ne të jemi të gjithë bashkë, për procesin e integrimit të vendit në BE. Shqipëria, do apo nuk do Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Sali Berisha, apo ndonjë tjetër që fshihet pas tyre, do të fillojë procesin e negociatave për integrimin në BE në vitin 2019.
Sa baltë ka hedhur Lulzim Basha në kacelaritë e botës, nuk e ka bërë njeri, po një gjë është e sigurt që balta e tij nuk ngjit më. Them me krenari që raporti i Komisionit Europian, do të jetë pozitiv që Shqipëria i ka mbushur detyrat për fillimin e bisedimeve për antarësim, po ashtu edhe Maqedonia e Veriut”, tha Balla.
/a.meta