Spartak Braho i është rikthyer sërish debatit me Agron Tufën dhe i është përgjigjur akuzës së këtij të fundit, se do ta vrasë atë. “Është një idiotësi e radhës e tij. Unë i them se asnjë rrezik nuk i vjen nga unë. Të gjitha rreziqet që do ta ndëshkojnë atë i vijnë nga vetja e tij. Nga shkeljet ligjore që ka bërë. Dhe do t’i tregoj ato shkelje të rënda një për një. Tani gjoja i “frikësur” nga unë se e kërcënoj për ta vrarë, shpërndan alarmin fallco për rrezikun që i ” kanoset” !! Me sa duket fare qartë nuk e ka hallin këtu, por tek alibija që krijon për t’u “arratisur” dhe ky jashtë shtetit, sikurse bënë gjithë kriminelët e Berishës në vitin 1997, me shpresën e ndonjë azili politik si i përndjekur nga regjimi i Ramës!!! Qesharake kjo alibi e tij. Sepse është Rama që e ka financuar dhe e ka mbajtur në këmbë këtë institut, të paktën këto gjashtë vitet e fundit”, thotë ai në një intervistë për gazetën Dita.
Braho ndalet edhe tek akuzat se ka kryer krime gjatë kohës së komunizmit.
“E para e punës, unë nuk kam qenë asnjë ditë prokuror apo sigurims apo bashkëpuntor i ndonjë shërbimi të huaj, as kontgjent i patriotit tënd Gazidede, o Tufë.
As i serbëve apo i rusëve siç të akuzon Shaqir Vukaj, ish ambasadori i Shqipërisë në Rusi, një akuzë që ty të dogji aqshumë dhe u hodhe përpjetë sikur të kafshoi gjarpri.
Unë kam qenë si jurist për pak vite në organet e gjyqësorit dhe kam zbatuar e respektuar ligjet e kohës brenda sistemit të drejtësisë për disa vite në gjykatë.
Nuk kam shkelur asnjë ligj të kohës dhe ndihem krenar për këtë. Prandaj nuk më bëjnë asnjë përshypje shpifjet ordinere të një njeriu ordiner.
Por, pa më thuaj Sali Berisha ku ka qenë në ato vite? Kujt i ka shërbyer? Pale të pyes Tufën se kujt i ka shërbyer dhe ç’punë ka bërë pas vitit 1990… “, thotë ai.
Braho i përgjigjet Tufës, edhe për pretendimet se ai ka qenë i përndjekur politik:
“Çfarë i përndjekuri ka qenë Tufa. Si mund të quhet i përndjekur dhe i persekutuar një person që nuk ka qenë asnjë ditë në burg, që është lënë të vazhdojë studimet e të gjitha niveleve, madje edhe të shkruajë me dashuri për Partinë dhe shokun Enver para vitit 1990?
Po, unë e kam thënë dhe po e përsëris: Agron Tufa nuk është i përndjekur politik. I ati i tij, Hajredin Tufa po, ka qenë i dënuar gjatë kohës së socializmit për krime ordinere. Kjo është e gjithë historia e tij, shkaku nga i buron gjithë mllefi dhe vreri që shpërndan çdo ditë.”
Në fund, Braho paralajmëron ndjekjen penale të Tufës, për shpërdorime me fondet e Institutit që drejton:
“Unë tani për tani mund të them vetëm kaq: Është kërkuar dhe besoj se do të realizohet shkarkimi i bordit të këtij instituti me në krye Agron Tufën për shpërdorim fondesh. Dua të sqaroj këtu se Kuvendi ka për detyrë në bazë të nenit 102 të Regullores të kontrolloje dhe verifikojë veprimtarinë e tij dhe përdorimin e fondeve të shtetit ndaj duhet të ngrihet një komision i posaçëm që ta verifikojë se si janë shpërdoruar paratë e buxhetit të shtetit, domethënë të taksapaguesve shqiptarë për paçavuret e këtij palo instituti fashiste e të merret vendimi i duhur… Besoj se kjo është rruga që do të ndiqet. Pallavrat e Tufës nuk pijnë ujë dhe unë besoj se ky person do të përgjigjet para drejtësisë”.
/a.meta