• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Braho: Unë do vras Agron Tufën? Është një idiotësi e tij!

by Java News
01/05/2019 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spartak Braho i është rikthyer sërish debatit me Agron Tufën dhe i është përgjigjur akuzës së këtij të fundit, se do ta vrasë atë. “Është një idiotësi e radhës e tij. Unë i them se asnjë rrezik nuk i vjen nga unë. Të gjitha rreziqet që do ta ndëshkojnë atë i vijnë nga vetja e tij.  Nga shkeljet ligjore që ka bërë. Dhe do t’i tregoj ato shkelje të rënda një për një. Tani gjoja i “frikësur” nga unë se e kërcënoj për ta vrarë, shpërndan alarmin fallco për rrezikun që i ” kanoset” !! Me sa duket  fare qartë nuk e ka hallin këtu, por tek alibija që krijon për t’u “arratisur” dhe ky jashtë shtetit, sikurse bënë gjithë kriminelët e Berishës në vitin 1997, me shpresën  e ndonjë azili politik si i përndjekur nga regjimi i Ramës!!! Qesharake kjo alibi e tij. Sepse është Rama që e ka financuar dhe e ka mbajtur në këmbë këtë institut, të paktën këto gjashtë vitet e fundit”, thotë ai në një intervistë për gazetën Dita.

Braho ndalet edhe tek akuzat se ka kryer krime gjatë kohës së komunizmit.

“E para e punës, unë nuk kam qenë asnjë ditë prokuror apo sigurims apo bashkëpuntor i ndonjë shërbimi të huaj, as kontgjent i patriotit tënd Gazidede, o Tufë.

As i serbëve apo i rusëve  siç të akuzon Shaqir Vukaj, ish ambasadori i Shqipërisë në Rusi, një akuzë që ty të dogji aqshumë dhe u hodhe përpjetë sikur të kafshoi gjarpri.

Unë kam qenë si jurist për pak vite në organet e gjyqësorit dhe kam zbatuar  e respektuar ligjet e kohës brenda sistemit të drejtësisë për disa vite në gjykatë.

Nuk kam shkelur asnjë ligj të kohës dhe ndihem krenar për këtë. Prandaj nuk më bëjnë asnjë përshypje shpifjet ordinere të një njeriu ordiner.

Por, pa më thuaj Sali Berisha ku ka qenë në ato vite? Kujt i ka shërbyer? Pale të pyes Tufën se kujt i ka shërbyer dhe ç’punë ka bërë pas vitit 1990… “, thotë ai.

Braho i përgjigjet Tufës, edhe për pretendimet se ai ka qenë i përndjekur politik:

“Çfarë i përndjekuri ka qenë Tufa. Si mund të quhet i përndjekur dhe i persekutuar një person që nuk ka qenë asnjë ditë në burg, që është lënë të vazhdojë studimet e të gjitha niveleve, madje edhe të shkruajë me dashuri për Partinë dhe shokun Enver para vitit 1990?

Po, unë e kam thënë dhe po e përsëris: Agron Tufa nuk është i përndjekur politik. I ati i tij, Hajredin Tufa po, ka qenë i dënuar gjatë kohës së socializmit për krime ordinere. Kjo është e gjithë historia e tij, shkaku nga i buron gjithë mllefi dhe vreri që shpërndan çdo ditë.”

Në fund, Braho paralajmëron ndjekjen penale të Tufës, për shpërdorime me fondet e Institutit që drejton:

“Unë tani për tani mund të them vetëm kaq: Është kërkuar dhe besoj se do të realizohet shkarkimi i bordit të këtij instituti me në krye Agron Tufën për shpërdorim fondesh. Dua të sqaroj këtu se Kuvendi ka për detyrë në bazë të nenit 102 të Regullores të kontrolloje dhe verifikojë veprimtarinë e tij dhe përdorimin e fondeve të shtetit ndaj duhet të ngrihet një komision i posaçëm që ta verifikojë se si janë shpërdoruar paratë e buxhetit të shtetit, domethënë të taksapaguesve shqiptarë për paçavuret e këtij palo instituti fashiste e të merret vendimi i duhur… Besoj se kjo është rruga që do të ndiqet. Pallavrat e Tufës nuk pijnë ujë dhe unë besoj se ky person do të përgjigjet para drejtësisë”.

 

/a.meta

Next Post
FOTOT/ Izraeli zbulon kurën për kancerin, do të jetë i disponueshëm në 2020

FOTOT/ Izraeli zbulon kurën për kancerin, do të jetë i disponueshëm në 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Numër i ulët regjistrimesh, Gjirokastra turistike mbyll degën e hoteleri-turizmit!

Numër i ulët regjistrimesh, Gjirokastra turistike mbyll degën e hoteleri-turizmit!

September 25, 2026
Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dërgohen në spitalin e Pogradecit!

Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dërgohen në spitalin e Pogradecit!

September 25, 2026
Balla takohet me ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në Nju Jork: Dy herë mirënjohje për këtë burrë të veçantë, për mbrojtjen e Kosovës dhe…!

Balla takohet me ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në Nju Jork: Dy herë mirënjohje për këtë burrë të veçantë, për mbrojtjen e Kosovës dhe…!

September 25, 2026
“Të vijojë lufta ndaj korrupsionit!”- Nga komandant i NATO-s, në ambasador në Tiranë! Media në SHBA: Si e gjen diplomati Eric Wendt Shqipërinë

“Të vijojë lufta ndaj korrupsionit!”- Nga komandant i NATO-s, në ambasador në Tiranë! Media në SHBA: Si e gjen diplomati Eric Wendt Shqipërinë

September 25, 2026
Italia aprovon draftin, në mungesë të krahut të punës do të punësojë mbi 452 mijë punëtorë të huaj

Rregulla të reja në zonën “Schengen”, Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken edhe shqiptarët!

September 25, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Kapetanović mesazh nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë!

Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Kapetanović mesazh nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë!

September 25, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Rreth 16 milionë kilogramë mish derri nga Brazili në treg, BE e ndaloi por Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë!

September 25, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Operacioni “Ura”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

September 25, 2026
“Ku jemi katandisur!”- Ish-deputeti Murrizi nxjerr videon e sherrit në Durrës: Ky që e rrahin si gomarin në duhan është shefi i Komisariatit Krujë!

“Ku jemi katandisur!”- Ish-deputeti Murrizi nxjerr videon e sherrit në Durrës: Ky që e rrahin si gomarin në duhan është shefi i Komisariatit Krujë!

September 25, 2026
Kultivonin kanabis në pyjet e Skraparit, në pranga 22-vjeçari, bashkëpunëtori arratiset i armatosur!

Kultivonin kanabis në pyjet e Skraparit, në pranga 22-vjeçari, bashkëpunëtori arratiset i armatosur!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com