Fermerët dhe vështirësitë e tyre në shitjen e prodhimet, ishin sot kryefjalë e reagimi të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Përmes një postimi në facebook Kryemadhi shkruan se sot fermeri shqiptar e ka të vështirë të gjejë treg, ndërsa janë gjendur në një një stuhi goditjesh të padrejta nga qeveria.
Në vijim, ndërsa paralajmëron se LSI së shpejti do të paraqesë një program të qartë për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve, Kryemadhi apelon shqiptarët të konsumojnë produktin vendas.
Liderja aktuale e LSI shprehet se ka një program konkret për të qeverisur vendin.
Kryemadhi përsërit se kryeministri Edi Rama po bashkëpunon me krimin dhe se zgjidhja është vetëm opozita Basha-Kryemadhi.
“Si jargavitet dhe djersitet nga sikleti kur bën ligj antikushtetues për shembjen e teatrit dhe na del me orë të tëra për t’i shpjeguar sa pa vlerë është teatri, një nga krenaritë e shqiptarëve.
Ndaj sot si nënë, si grua, si shqiptare dua t’ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve; konsumoni produktet tona të mrekullueshme, të mbjella e kultivuara nga vëllezërit tanë. Djersa e tyre, e jona, duhet respektuar e trajtuar me dashuri.
LSI së shpejti do të paraqesë një program të qartë për mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve.
Subvencionimi do të jetë për çdo kokë bagëti, për çdo koshere blete, çdo dynym të mbjellë, për çdo serë të ndërtuar, direkt te fermeri duke hequr hallkat dhe burokracitë e deritanishme ku fermerët më shumë kohë dhe para harxhonin për aplikime, se sa përfitonin nga subvencionet.
LSI do heqë akcizën e naftës për fermerët, ashtu siç e hoqi për peshkimin kur drejtonte Ministrinë e Bujqësisë.
Duhet të ndihmojmë dhe të çlirojmë fermerët nga këto taksa te larta që po i marrin frymën.
Gjithashtu do paraqesin një paketë ligjore ne mbrojtje të prodhimeve të fermerëve dhe blegtorëve shqiptar, që asnjë spekulator të mos guxojë më të nëpërkëmbë emrin, sakrificën, punën e mijëra fermerëve për “fitime” aspak të lidhshme. Forca e shtetit do veprojë mbi këta spekulatorë, jo si sot ndaj qytetarëve të lirë.
LSI nuk ka bërë ndonjëherë propagandë me fjalë boshe, por edhe si më parë fjala e LSI, është fjalë e mbajtur”, shprehet Kryemadhi.
g.kosovari