• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Thellimi i Portit të Durrësit do të mundësojë përpunimin e anijeve me tonazh të lartë

by Java News
29/04/2019 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Portual Durrës parashikon të bëjë një thellim të basenit në kanalin hyrës të Portit të Durrësit që në dokumentet e ka cilësuar si emergjent. Referuar të njëjtave dokumente ku kërkohet autorizimi i institucioneve publike për të vijuar me procedurën e thellimit theksohet se kjo do t’i shërbejë futjes në port të anijeve të një tonazhi të lartë diçka që sot është e pamundur për shkak të cektësisë.

“Me qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë navigacionale dhe operacionale të kanalit hyrës dhe basenit të Portit të Durrësit si dhe një nga asetet infrastrukturore më të rëndësishme për rritjen e trafikut detar dhe të ardhurat financiare të gjeneruara nga porti, Autoriteti Portual Durrës synon të zhvillojë projektin emergjent të thellimit të basenit dhe kanalit hyrës të Portit të Durrësit.

Ky projekt do të mundësonte futjen në Portin e Durrësit të anijeve të një madhësie prej 20,000 DËT apo 1000 TEU si dhe ankorimin e tyre në anë të kalatave të portit. Ato gjithashtu do të mund të kryejnë rrotullim të plotë brenda basenit të portit pa penguar përpunimin e anijeve të tjera të ankoruara në kalatat përkatëse” thuhet në dokumentet e paraqitura nga Aurotieti Portual Durrës. Kërkesa për thellimin e Portit të Durrësit ka kohë që bëhet edhe nga grupet e biznesit e lidhur me eksportuesit të cilët përdorin këtë port për të dërguar jashtë Shqipërisë produktet e tyre siç janë bizneset e çimentos apo metaleve.

Sipas të njëjtave biznese kjo i kufizon ata për të hyrë në tregje të mëdha dhe fitimprurës siç janë Afrika Perëndimore apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shqipëria ka avantazh në raport me fqinjët sa i përket pozicionimit strategjik që ka Porti i Durrësit por potenciali i tij mbetet i pashfrytëzuar. Porti i Durrësit është porti më i madh në vend dhe 78 për qind e tregtisë detare në nivel kombëtar mbahet nga ky port. Infrastruktura operacionale e këtij porti përbëhet nga 11 kalata me thellësi kalate që varion nga 7.5 metra-11.5 metra.

Mallrat që sot përpunohen në port janë të përgjithshme kryesisht drithërat, kontejnerë, tragete dhe minerale./monitor

g.kosovari

Next Post
Turqi/ Aksidentohen 7 lojtarë të Alanyaspor, humb jetën futbollisti çek Josef Sural

Turqi/ Aksidentohen 7 lojtarë të Alanyaspor, humb jetën futbollisti çek Josef Sural

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com