Sfidat më të mëdha në jetë janë ato me shëndetin. Ndonjëherë sado i fortë të jesh, vjen një moment që dorëzohesh. Kristiana rrëfen betejën në heshtje të mamasë së saj Adriana dhe vjen në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për t’i bërë një apel. Surprizës i është bashkuar shoqja e ngushtë nga Italia, Rovena!
Rovena: Me Klodianën jam njohur në Greqi, por situata e saj tani na bëri të jemi më pranë njëra-tjetrës. Unë nuk kisha kohë të dilja me atë kur vija ta takoja, sepse ajo punonte shumë dhe vinte e lodhur, prandaj e lija të flinte. Gjithmonë, kur vinte koha për të dalë e zgjoja me një masazh dhe këngën e saj të preferuar “Adelina” të Shpat Kasapit.
Kristina, vajza e saj vjen në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” për të surprizuar nënën pa e ditur që mikja e saj, Rovena, ndodhet aty.
Kristiana: Është gjëja ime më e shtrenjë. Vitin e kaluar nga një aksident, vuri re një lëmsh në gjoksin e majtë. Çdo vit bënte vizita dhe ishte e përgatitur për përgjigje si pozitive ashtu edhe atë negative, u diagnostifikua me kancer në gji, por çdo gjë kaloi mirë. Unë dhe shoqja e saj e ngushtë, Rovena e ndihmoi më shumë me dokumentet për t’i mundësuar operacionin jashtë. Pas operacionit në Itali, iku në Greqi për kimioterapi, ndërsa tani shkon për zemrën dhe bën gjilpëra, pasi i është dobësuar shumë, është e lodhur, mërzitur, sepse i ranë edhe flokët. Njerëzit që i kemi menduar më të largët i kanë qëndruar më pranë, sepse ne nuk mund të shkonim çdo javë në Greqi. Prindërit e mi janë të divorcuar, por babi ka qenë gjithashtu një mbështetje e madhe, janë akoma shok të mirë prej 15 vitesh që kur janë ndarë.
Klodiana mbërrin në studio pas mesazhit që i ka dërguar stafi i emisionit “E Diela Shqiptare”.
Kristiana: Je gjithçka për mua. Je lodhur, por ne gjithmonë kemi qenë pranë teje dhe do jemi. Këtë luftë e kemi nisur bashkë dhe do e përfundojmë bashkë.
Klodiana: Të dua shumë.
Në fund të mesazhit, asaj i japin një buqetë me trëndafilat blu të preferuar dhe i vendosin në sfond këngën e Shpat Kasapit që menjëherë të gjitha detajet lidhen me shoqen e saj. Adriana kishte nevojë të ngjallte forcën brenda vetes, jo të shihte dobësinë. E kush më mirë sesa vajza Kristiana dhe shoqja e ngushtë Rovena mund t’ia formësonin këtë gjë?!