Bashkia e Tiranës ka prezantuar projektin për rijetëzimin e Piramidës. Ish-muzeu i diktatorit në qendër të Tiranës do të rijetëzohet për t’u kthyer në qendër të teknologjisë e inovacionit bazuar në këtë koncept. Kryeministri Edi Rama u shpreh se e shkuara do të vendoset në funksion të së ardhmes. Pas prezantimit të projektit nga arkitekti që nis në qershor, Rama tha se tashmë i mbetet fjala kryebashkiakut Veliaj për të përfunduar projektin brenda 12 muajve.
“Do të kthehet në një godinë që i sjell me tufa njerëzit për të celebruar lirinë dhe jetën. Duket dhe është një zgjidhje arkitektonike dhe një shprehje kuptimplotë e lidhjes mes formës dhe përmbajtjes si radhë herë. Brenda Piramida do të ketë një program, ku falë bashkëpunimit me Fondin Shqiptar Amerikan dhe Vinin do u japim mundësi të rinjve që të lidhen me botën e teknologjisë së re. Do të jetë një Piramidë e botës së re dixhitale për t’u dhënë një mundësi të re. Një projekt ambicioz dhe jo shumë i shtrenjtë dhe pavarësisht se është ndër projektet më pak i shtrenjtë. Kombinon të shkuarën me të ardhmen.
Nga pikëpamja e zgjidhjes e bën Tiranën më atraktive se godina me shkallë në Nju Jork. Kjo mund të jetë një pikë referimi në rajon. Në këtë konfiguracion nuk mund të mungojë Lali Eri dhe ambicia e tij për ta bërë këtë godinë të gatshme për Samitin e dixhitalizimit të vitit të ardhshëm për të gjithë vendet që i përkasin formatit 16+1, që do të ishte një moment fantastik, ia lë Lali Erit që ta mbajë fjalën, nëse është djalë e kemi bashkë, nëse është vajzë e mban ai, edhe pse nuk më pëlqen fort ky krahasim, pasi vajzat janë më të mira se djemtë.
Në Shqipëri gratë janë më të mira se burrat. Tani nuk na mbetet vetëm të presim përfundimin e projektit, që nis në qershor dhe përfundon pas 12 muajsh, kështu ka thënë kryetari i bashkisë. Në fund dua të kujtoj një shprehje ‘dallimin mes ëndrrës dhe realitetit e bën projekti’. Jemi me projektin e duhur për të bërë ëndrrën realitet” tha ai.
/a.meta