Një video e filmuar nga ajri shfaq mijëra shaolin duke ushtruar Kung Fu në një hapësirë të madhe, ku lëvizjet e tyre ishin aq mirë të sinkronizuara sa që në shikim të parë dukej si diçka e pabesueshme.
Studentët e talentuar të veshur me uniformë kuq e zi ushtrojnë Kung Fu, një nga stilet më të vjetra të arteve marciale kineze.
Në prapavijë dëgjohet instruktori duke iu dhënë urdhrave të rinjve, që menjëherë fillojnë lëvizjet e tyre të sinkronizuara që janë shfaqur në serinë e re të BBC-së, “Earth from Space”.
Këta studentë i kalojnë gjashtë orë në ditë apo gjashtë ditë të javës, duke ushtruar disiplina të ndryshme të arteve marciale në tempullin Tagou të shaolinëve në provincën kineze Dengfeng. /Telegrafi/
g.kosovari
Nxirrni manifestimet dhe spartakiadat e mrekullueshmebte rinise shkollore ,por edhe asaj punetore ne diktature.Mahnitese prifesionalisht.Sot,…sot….me se krenohemi mebrinine? Me papunesine,kotesine,vulgaritetin,imoralitetin,drogen? Me thoni vlerat e kesaj lirie te shfrenuar qe gropsi vlerat morale te kombit.Respekt per Ju gazetare te Javes.