Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, është dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burg, së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të kësaj Ministrie, Gani Shabani, i cili u dënua me 2 vjet burg, pasi janë gjetur fajtorë për shpërdorim detyre zyrtare në rastin e njohur si ‘Stentat 1’.
Ish-ministri Ferid Agani dhe ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, Gani Shabani, akuzoheshin në këtë rast për shpërpërdorim të postit zyrtar.
Të akuzuar për ketë rast janë mbi 50 persona, por shkak të procedurës ishte veçuar ish ministri dhe ish sekretari të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ish ministri Agani dhe Gani Shabani akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.
g.kosovari