Armando Meta
Marrëveshja që PD po firmos sot me aleatët është një lëvizje taktike, me qëllim për të fituar më shumë kohë për regjistrimin në zgjedhje. Praktikisht nëpërmjet kësaj marrëveshje PD heq mundësinë e saj dhe të aleatëve për t’u regjistruar në zgjedhje si subjekt politik, duke pasur parasysh se sot është afati i fundit në bazë të ligjit për t’u regjistruar, duke lënë hapur mundësinë që në zgjedhje opozita të regjistrohet si kaolicion. Në bazë të ligjit për zgjedhjet afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje është 1 maji 2019, shkruan javanews.al. Regjistrimi bëhet si gjithmonë pranë KQZ-së. Nëse partitë politike nuk respektojnë afatin e parë, për regjistruar si subjekte politike, ato nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019 si subjekte politike. Nga ana tjetër, nëse partitë nuk respektojnë as afatin e dytë, pra të hyrjes në zgjedhje si koalicion, ato përfundimisht nuk mund të konkurrojnë si koalicione zgjedhore.
Afati për kandidatët
Nga ana tjetër partitë politike duhet të depozitojnë në KQZ edhe kandidatët për kryetar bashkie dhe këshillat jo më vonë se data 13 maj. Sipas Kodit, depozitimi i listave shumemërore të kandidatëve për këshillat bashkiakë dhe kandidatëve për kryetar bashkie duhet të bëhet jo më vonë se data 13 maj. Nëse partitë politike nuk e respektojnë këtë afat, ato do çregjistrohen dhe nuk do figurojnë në fletën e votimit. Sipas nenit 77 të Kodit Zgjedhor periudha e fushatës zgjedhore fillon në datën 31 maj. /javanews.al