Një 45-vjeçare është arrestuar ditën e sotme nga policia kufitare në Kakavijë, pasi iu gjet një pistoletë pa leje. Sipas policisë, arrestimi i 45-vjeçares me inicialet L.S, banuese në Fier, erdhi pas një kontrolli në automjetin e përdorur prej saj, ku në bagazh u gjetën të fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë.
Njoftimi i policisë:
Kakavije.
Policia Kufitare godet një rast të armëmbajtjes pa leje.
Arrestohet në flagrancë poseduesja e armës së zjarrit.
Sekuestrohet një armë zjarri (pistoletë) dhe 9 fishekë.
Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të shtetases L.S. 45 vjeçe, banuese në Fier.
Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, në bagazhet e këtij mjeti, u gjet e fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë.
Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Postës së Policisë Dropull, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetases L.S., për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
/a.meta