Një ngjarje me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë pasdite në zonën e Mëzezit në kryeqytet.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka mbetur i plagosur.
I plagosur në këmbë ka mbetur 26-vjeçari Elson Murataj, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /a.k/noa.al/
Njoftimi i policisë
Tiranë/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:35, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi E. M., 26 vjeç, jashtë rrezikut për jetën, i cili është plagosur në këmbë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta në rrugën “Asdreni” në Fushë Mëzez, Kashar.
Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.