• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për të gjithë «profetët» që po nxitohen me Rudinën

by Mero Baze
21/04/2019 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka 24 orë që nuk ka ngelur portal i opozitës, propagandistë i saj, të punësuar nga « call center »-i i Kunatit, përfshi dhe një sër emrash të përdorur nga politika në rolin e qenit të gjahut, pa hedhur baltë mbi Rudina Hajdarin.  Dogmatikë dhe liberalë, idjotë dhe « bira kurvash »,  që bëjnë si të zgjuar, sharlatanë dhe honorarexhi, të gjithë janë vënë në rresht të hedhin nga një gurë, pas lajmit se një parti politike mund të rregjistrohet në zgjedhje, deri ditën e martë. Bëhet fjala për një iniciativë të një grupi demokratësh, të cilët po mbledhin firmat për të legalizuar partinë e tyre dhe për të marrë pjesë në zgjedhje, pasi nuk janë dakord me vendimin e Berishës për ta marrë PD me vete në varrë.

Rudina Hajdari aktualisht drejton grupin e deputetëve të opozitës në Kuvend, dhe po ashtu është shprehur publikisht për nevojën e pjesmarrjes në zgjedhje. Deklaratën e saj e përshëndeti Astrit Patozi, dhe kaq duhej, që kjo çetë propagandistësh, të prodhonin çiftin Hajdari-Patozi, si themelues të një partie.

Në fakt ata kanë të njëjtin qëndrim për të marrë pjesë në zgjedhje, por askush prej tyre as veç e veç dhe as së bashku, nuk kanë ndonjë deklaratë zyrtare që po formojnë një parti.

Rudina e ka sqaruar dhe në disa portale, aq sa ka mundur, se nuk është e përfshirë në krijimin e ndonjë partie, por po udhëheq një grup opozitar në parlament, që bën thirrje për të marrë pjesë në zgjedhje.

Deri më tani kam dëgjuar Ylli Manjanin, që ka dhënë « detaje » artistike nga krijimi i partisë, dhe nga motivimi i saj. Nikoll Lesi, ka caktuar dhe vendin ku është krijuar partia, tek zyra e Edi Ramës, bile ka shkruar dhe për financimin e saj. Nikolla në fakt ngaqë partinë e tij e ka blerë, nuk e kupton se si mund të bëhet partia pa lek. Në këtë pikë ka të drejtë.

Kam para ca tipa që i përdor Zeni për të përbaltur këdo që është kundër babait vet, që po ashtu po mallkojnë Rudinën, duke i kujtuar babain, edhe pse jane nga ata qe jane gëzuar kur e kanë vrarë.

Por për të parë sa të besueshme  janë të gjitha këto broçkulla, shikojini këta tipa nesër në mëngjes, kur ta shikojnë që Rudina nuk ka krijuar ndonjë parti dhe që informacionet e tyre « të sigurta », janë thjeshtë balta e përditshme për të cilën paguhen.

Do bëjnë sikur nuk kanë thënë gjë për Rudinën, ose do të vazhdojnë ti turren Patozit, si për të na dëshmuar të gjithëve se janë zagarët e gjahut të Lulzim Bashës.

Se vetëm një frikcak si ai mund të prodhoj kaq shumë mallkime për diçka që akoma nuk ka lindur. Dikush duhet ti shpjegoj se nuk është rregull që duhet të vdes patjetër PD, që të lind një parti e re. Ai rregull funksionon vetëm brenda PD. Aty duhet të vdes Saliu që të bëhet një kryetar i ri. Jashtë saj njerëzit janë të lirë.

Next Post
Ukraina i beson një komediani

Ukraina i beson një komediani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com