Aktori i njohur shqiptar, Bujar Asqeriu ka zbuluar për herë të parë të vërtetën e emrit të tij, duke treguar se ai nuk ka vetëm një emër, por ka dy të tillë.
Aktori rrëfeu se vëllain e tij të madh e quanin dikur Bujar, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë kur ishte vetëm 6 muajsh.
“Nëna më kishte treguar se kur u zgjuan një mëngjes, ai nuk po merrte frymë. Ishte shumë i bukur, me flokë të zinj dhe kaçurrela. ”- rrëfeu Asqeriu.
Ai tregoi se kur lindi emri i tij ishte menduar të ishte Drin ose Safet, e në fund vendosën ta quanin Drin.
Mirëpo në Gjendjen Civile kur duhet ta regjistronin e pyetën të atin e aktorit se pse ky emër lumi.
Në atë moment ata u ndjen pak keq dhe babai kishte propozuar ta regjistronin si Bujar, edhe pse e kanë thirrur gjithmonë Drin.
“E kishin shumë të vështirë të më thërrisnin me emrin e vëllait që kishte ndërruar jetë. Të gjithë në familje me thërrasin Drini, edhe gruaja. Gruaja më thotë Bujar vetëm kur ka ndonjë problem serioz”- u shpreh Asqeriu.
/a.rada