Kryebashkiaku i Tiranës, në garë për një mandat të dytë, Erion Veliaj ka qenë i ftuar mbrëmë në ‘Debatin’ e Roland Qafokut.
Veliaj ka folur për marrëdhëniet me Saimir Tahirin i përfolur si rivali i tij në PS, për ish-ministrin Fatmir Xhafaj si dhe për gabimin e Edi Ramës.
Marrëdhëniet me Saimir Tahirin:
Zoti Veliaj, cili është mendimi juaj për atë që i ndodhi Saimir Tahirit?
Saimiri ka një proces në gjykatë, një gjë që unë nuk kam bërë kurrë është që unë të fus hundët se cfarë pretendojnë gjykatat e këtij vendi. Edhe për veten time, për cdo gjë kam shkuar në gjykatë. Kam fituar 8-0 të gjitha gjyqet për shpifje ndaj meje.
Uroj shumë që dhe Saimiri të fitojë. Ai nuk ka qenë asnjëherë konkurrenti im brenda PS, kjo është e gjitha një legjendë urbane.
Kemi pasur një marrëdhënie shumë korrekte në qeveri, sigurisht në profile shumë të ndryshme kështu që ato dy vite që unë kam qenë në qeveri kemi pasur një raport shumë korrekt dhe secili në ngastrën e vet.
Marrëdhëniet tona personale kanë qenë të shkëlqyera. Pasi ndodhi kjo kam komunikuar, jemi dhe komshinj. Kjo historia e rivalitetit dhe debatit kanë qenë të gjitha legjenda urbane.
Nuk mbaj mend të kemi debatuar ndonjëherë.
Shpesh herë kemi bërë batuta me njëri tjetrin për këtë konkurencën që më shumë e ëndërronin të tjerët sesa ekzistonte.
Për Fatmir Xhafajn:
Ne kemi cdo fund viti 24 seanca dëgjimore për buxhetin e bashkisë së Tiranës në të 24 njësitë me deputetin përkatës.
Zoti Fatmir Xhafa përvec se një ministër që ka bërë një punë të shkëlqyer për ta sjellë policinë akoma më lart, është edhe deputet i njësisë 10. Ai dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm jo si deputet. 3-4 ditë pas dorëheqjes së tij ishte dëgjesa në palestrën e shkollës Qemal Stafa.
Ai kishte datën e tij, do ishte mëkat po të mos kishte ardhur se i bie që ngatërroi punën e tij si ministër me punën e tij si deputet. Kjo ja rrit më tepër vlerat.
Për gabimin e Edi Ramës:
Do të doja që Rama të ishte më i rreptë dhe më i vendosur por ai ka këtë zgjedhje. Do që ti dëgjojë të gjithë.
Ne kishim këtë historinë më debatin për univeritein, këtë të fundit. Edi i trajtonte rektorët si shenjtorë. i them unë: prit ore se si c’me kërkohet mua llogari, duhet ti kërkohet dhe një rektori. Rektori duhet të më thotë, ore si ziheni ju për tendera rojesh.
Unë kam qenë i mendimit që Edi Rama ka një reputacion mbi të vërtetën dhe mbi normalen që është shumë i rreptë dhe autoritar se nëfakt me ca njerez duhet me qenë pak më i rreptë.
/a.rada